Suedia ndihmon Ukrainën me 5 mijë armë antitanke
Shumë shtete kanë vendosur të dërgojnë armë dhe municione për ushtrinë ukrainase. Suedia ka bërë të ditur se do të dërgojë armatime të rënda në mbështetje të ushtrisë ukrainase në betejën e tyre ndaj Rusisë.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha se kjo është hera e parë që shteti nordik do të dërgojë armë në një konflikt të armatosur që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në vitin 1939.
Mes municioneve që do të dërgohen në Ukrainë janë edhe 5 mijë armë antitanke. Ky vendim i Suedisë vjen pak orë pasi Bashkimi Europian bëri të ditur se do të blinte armë dhe do t’i dërgonte ato në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

