”Sulmet kanë shkatërruar qytetin”, Kryebashkiaku i Kharkivit: Do t’i mposhtim forcat ruse

Kharkiv është një nga qytetet më të goditura nga agresioni rus, por kryetari i bashkisë Ihor Terekhov është i sigurt se ushtarët ukrainas do t’i mposhtin forcat ruse. Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha.

“Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë për gjithçka nga ushqimi, ilaçet dhe rrobat e ngrohta”, tha Terekhov. Kharkiv ka qenë një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

“Kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar”. Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë, paçka viktimave të shumta të dokumentuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?