Sulmet në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, ka deklaruar se lufta po zhvendoset drejt Rusisë. Kjo deklaratë e Zelenskyt vjen si paralajmërim pas sulmeve me dronë në Moskë, për të cilët Rusia bën përgjegjës Ukrainën.

Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë i luftës midis dy vendeve. Ministria ruse e mbrojtjes tha se tre dronë ukrainas u rrëzuan sot, ndërsa dy u përplasën në ndërtesa.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, por në një fjalim të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit “Operacion Special Ushtarak”, për të cilin udhëheqja ruse mendoi se do të zgjaste disa javë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Rusia është zotuar për hakmarrje, duke e konsideruar sulmin si terrorizëm ndaj civilëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?