Të shtëna me armë në Seattle, dy të vdekur dhe një i plagosur
Dy persona u vranë dhe një person i tretë u plagos pas të shtënave në një park në Seattle të SHBA-së. Sipas mendrave ndërkombëtare oficerët gjetën në tokë tre persona të lënduar rëndë.
Një person ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vendin e ngjarjes. Dy persona të tjerë u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, ku vdiq edhe njëri prej të lënduarve.
Hetuesit janë në kërkim të një personi që dyshohet se është larguar nga vendi i të shtënave përpara se të arrinin policët.
KOHA JONË SONDAZH

