Tensione Ankara-Athinë për ishujt e Egjeut

Turqia kërkon që Greqia të demilitarizojë disa prej ishujve grekë në pjesën lindore të detit Egje. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka akuzuar Athinën se duke instaluar sisteme mbrojtje në këto ishuj shkel konventat ndërkombëtare.

“Statusi i demilitarizuar i këtyre ishujve duhet të mbrohet dhe të vazhdojë”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes për agjencinë zyrtare vendase, Anadolu Ajans.

Turqia i mbështet pretendimet e saj në Konventën e Paqes të Lozanës, të vitit 1923. Athina zyrtare përgjigjet se militarizimi i ishujve të Egjeut Lindor është vendosur me një sërë marrëveshjes ndërkombëtare të mëvonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, ka komentuar se pretendimet e Turqisë nuk kanë asnjë bazë ligjore, ndërsa Ministria e Jashtme në Athinë reagoi me një deklaratë për shtyp, ku theksoi se shtrimi i çështjeve të tilla nuk i përgjigjet nivelit të marrëdhënieve që Greqia kërkon të kultivojë me gjithë vendet fqinje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?