Terroristët në Kongo, rrëmbejnë dhe vrasin ambasadorin italian
Ambasadori italian, Luca Attanasio, është vrarë gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos. Sulmi ndodhi në rrugën ndërmjet Goma dhe Bukavu, ku sipas informacioneve paraprake, ishte një grup terrorist që i ka dalë para makinës.
Ata po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë ”MONUSCO”, misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizimin në Republikën Demokratike të Kongos.
Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj kolonës së KB me të cilën ai po udhëtonte dhe vdiq “si rezultat i plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë në Kinshasa. Sulmi ishte një ‘përpjekje rrëmbimi’, zbulojnë rojet e parkut Kombëtar Virunga. Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, ishte një nga ambasadorët më të rinj italianë në botë.
”Kam mësuar me dhimbje të pamasë për vdekjen e sotme të ambasadorit tonë në Kongo. Rrethanat e këtij sulmi nuk dihen ende dhe nuk do të kursehet asnjë përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi”,-tha ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.
KOHA JONË SONDAZH

