Thellohet tragjedia e avionit në flakë, shkon në 41 numri i viktimave në Rusi

41 persona humbën jetën pasi një aeroplan rus bëri një ulje emergjente dhe shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë. Dy fëmijë dhe një stjuardesë ishin midis të vdekurve, raportojnë mediat ruse.

Një dëshmitar tha se ishte një “mrekulli” që ikën nga avioni, i cili mbante 73 pasagjerë.

“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë vetë janë në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroflot, transportuesi kombëtar i Rusisë, tha se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”.

Disa fluturime janë transferuar në aeroporte të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?