Theresa May i mbijeton votës së mosbesimit

Kryeministrja britanike, Theresa May, i mbijetoi një vote mosbesimi të kërkuar nga një grup deputetësh të partisë së saj.

Dyqind vota ishin në favor të saj, ndërsa 117 kundër.

Ajo u përball të mërkurën me një votë mosbesimi për shkak të siç u tha, dështimit të saj për të trajtuar procesin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i votimit nënkupton se një votim tjetër mosbesimi mund të ndodhë pas një viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrja May u zotua gjatë ditës se do ta luftojë këtë votë mosbesimi “me gjithçka që ka në duar”, duke nënvizuar se ndryshimi i udhëheqjes do të rrezikonte procesin e BREXIT-it. Ajo u zotua se do të tërhiqet para zgjedhjeve tw vitit 2022.

Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019, si rezultat i referendumit të vitit 2016.

Të dyja palët kanë punuar për një kohë të gjatë për marrëveshjen mbi kushtet e ndarjes, por ajo duhet të miratohet në parlament dhe më herët gjatë javës, kryeministrja May anuloi votimin e planifikuar, meqë dukej se ishte e sigurt që do të dështojë, shkruan Zëri i Amerikës.

Kryeministrja May më pas u vu në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen nëpërmjet bisedimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Por, ata ishin të prerë në mungesën e dëshirës pë të rinegocuar kushtet e ndarjes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha pas atij që ai e cilësoi “diskutim i gjatë e miqësor” me zonjën May të martën se është e qartë që vendet anëtare të BE-së duan të ndihmojnë zgjidhjen e situatës, por “çështja është si të ndodhë ajo”.

Zoti Tusk ka ftuar udhëheqësit e BE-së për një takim mbi BREXIT-in të enjten.

Zhvillimet e deritashme lënë të hapur mundësinë që 29 marsi t’a gjej Britaninë pa një marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?