Tmerr për 102 pasagjerë, motori i avionit në flakë, hapen dyert e emergjencës

Pasagjerët në një avion të kompanisë “Spirit Airlines” në aeroportin e Nju-Xhersit përjetuan momente tmerri, pak para ngritjes nga pista.

Avioni ishte gati për t’u ngritur, ndërsa një zog përfundoi në motorin i cili shpejt u përfshi nga flakët.

Pasagjerët e ulur pranë dritareve u tmerruan nga ajo që po shihnin, ndërsa nisën menjëherë të ulërinin e të kërkonin të hapeshin dyert.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekuipazhi i avionit bëri thirrje për qetësi, ndërsa më pas u hapën dyert e emergjencës dhe pasagjerët dolën të sigurt mes tmerrit. Vetëm dy prej tyre mbetën të lënduar lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?