Trafik kokaine, pranga 2 shqiptarëve dhe marokenit në Itali

Policia italiane në Marano të Riminit ka arrestuar 2 shqiptarë të moshave 23-vjeçare dhe një maroken të moshës 28-vjeçare. Ata akuzohen për trafik droge, të llojeve kokainë, marijuanë dhe hashash.

Pas raportimeve nga banorët, policia nisi investigime për grupin që shpërndante lëndë narkotike në zonë. Pas hetimeve prej 3 muajsh, 3 persona me shtetësi të huaj u vunë në pranga. Ata nuk kishin leje qëndrimi të përhershme në Itali, ndërsa jetonin aty përkohësisht, raporton “Altarimini.it”.

Shpërndarësit e dyshuar të drogës shpërndanin lëndën narkotike për grup-mosha të ndryshme, nga të rinjtë deri te të moshuarit. Dy nga 3 të arrestuarit u vunë në pranga në linjën e autobusit 11, në kohën që po bënin pazar për shit-blerje të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë janë dërguar të gjithë në burg, ndërsa të enjten gjykata jep për ta masën e sigurisë. Të arrestuarit janë befasuar, kur kanë parë përpara vetes policë, të cilët menjëherë iu kanë vënë prangat.

Swiss Digital Mobile Reklama
Sgominata rete di spaccio in zona Marano, sul bus della linea 11 arrestati due dei tre spacciatori

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?