Tragjedi në homazhin për vdekjen e reperit të njohur, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Për të gjithë që nuk janë të informuar reperi i njohur amerikan Nipsey u qëllua për vdekje me 31 mars të këtij viti.

Teksa qëndronte me 2 miq të tij jashtë dyqanit të tij ai u qëllua nga Eric Holder.

33-vjeçari Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai më pas spikati për aftësitë e tij në muzikën rep u përfshi në projekte arti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe të enjten në Kaliforni u mbajten homazhe ne nderim të reperit të cilat u shoqëruan me incidente, tre vetë u plagosën dhe një tjetër humbi jetën.

Viktimat e moshës 30-50 vjeçare ishin tre meshkuj afroamerikanë dhe një grua e cila ishte gjithashtu afroamerikane, deklaroi policia e Los Angeles.

Incidenti ndodhi rreth 15 minuta larg vendit ku Nipsey u vra në mars.

Disa fansa kishin udhëtuar me qindra kilometra për të qenë në memorial.

Policia bëri thirrje vazhdimisht për të ndalur incidentet dhe dhunën.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se incidenti ishte i lidhur me memorialin e Nipsey Hussle por shefi i LAPD tha se ndodhi “në mes të këtij memoriali”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?