Tragjedi në Ugandë, 9 të vrarë pas një shfaqjeje me fishekzjarre gjatë festimeve të Vitit të ri
Të paktën nëntë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një qendër tregtare në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha sot policia.
Pas një shfaqjeje fishekzjarre jashtë qendrës tregtare Freedom City në pjesën jugore të Kampala, “pati një rrëmujë, e cila rezultoi në vdekjen e menjëhershme të 5 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë Luke Owesigire.
“Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe kanë dërguar të plagosurit në spital, ku janë konfirmuar të vdekur gjithsej 9 persona” , shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

