Tragjedia e Pashkëve/ Në masakrën e Sri Lankas vdiqën 3 fëmijët e miliarderit të njohur
Një tragjedi e rëndë e ndodhur para disa ditësh në Sri Lanka pas një sulmi terrorist, vdiqën 290 persona dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur.
Mësohet se ndër viktimat ishin edhe 3 fëmijët e mitur të miliarderit të njohur danez, aksioner i firmës së njohur të veshjeve ASOS, Andres Holch.
Tre nga katër fëmijët e tij janë konfirmuar të vdekur nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze ndërsa ndodheshin me pushime në Sri Lanka.
Deri tani janë arrestuar 24 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me sulmin e rëndë.
Sulmi në Sri Lanka u krye gjatë kremtimit të festës së Pashkës katolike që është ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar katolik.

KOHA JONË SONDAZH

