Tre heronj të së majtës anti-amerikane me statuja në Berlin

Tre statuja të “heronjve të së majtës”, Edward Snowden, Julian Assange dhe Bradley Manning (kthyer në Chelsea),  janë bërë publike të premten në Berlin para aktivistëve dhe antarëve të Partisë së Gjelbër gjermane

Që të tre konsiderohen heronj nga e majta për arsye se kanë hakeruar apo vjedhur dokumente të shërbimeve inteligjente amerikane.

Statujat janë punë e skulptorit italian Davide Dormino, sipas të cilit ato përfaqësojnë tre heronj të kohës sonë që kanë humbur lirinë për të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Julian Assange u dëbua para pak ditësh nga ambasada e Ekuadorit në Londër dhe pret të ekstradohet në Amerikë. Bradley Manning është në një burg amerikan i dënuar me 35 vjet. Edward Snowden ka fituar azil politik në Rusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?