Tre vullkane në ngushticën e Siçilisë

Tre vullkane të mëdha, të fjetur dhe rrënojat e një anije janë zbuluar në shtratin e detit të Siçilisë, në zonën midis Mazara del Vallo dhe Sciacca, gjatë një ekspedite shkencore të koordinuar bashkërisht nga Universiteti i Maltës dhe Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale të Triestes.

Në të njëjtën zonë, gjatë një fushate të mëparshme në vitin 2019, tashmë ishin identifikuar vullkane të tjerë të fjetur në dyshemenë e detit. Krateret e sapo zbuluara, sipas mediave italiane janë të paktën 6 kilometra të gjerë dhe ngrihen më shumë se 150 metra mbi shtratin e detit.

Gjatë ekspeditës, e cila zgjati nga 16 korriku deri më 5 gusht, u identifikua edhe rrënoja e një anije 100 metra të gjatë dhe 17 metra të gjerë, e shtrirë në një thellësi prej 110 metrash midis ishullit vullkanik Linosa dhe Siçilisë. Pozicioni i saj i është raportuar autoriteteve detare italiane, teksa studiuesit më pas analizuan fenomene të ndryshme hidrotermale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?