Treni merr para dy persona në Francë, humbin jetën

Dy persona të pastrehë, një burrë dhe një grua, vdiqën të mërkurën mbrëma në Francë pasi u goditën nga një tren në Paris. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:45 me orën lokale në stacionin e metrosë Gaîté në lagjen e 14-të të kryeqytetit francez.

“Dy persona u goditën nga treni që po hynte në stacion”, thuhet në një deklaratë të RATP, duke shtuar se “policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie”.

“Të dy ishin të pastrehë”, tha një burim i afërt me rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?