Trump anulon vizitën e Pompeo në Korenë e Veriut, por i dërgon një përshëndetje Kim Jong-un

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anuluar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Korenë e Veriut, që ishte planifikuar të zhvillohej javën e ardhshme.

Në disa postime në twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhe shprehet se i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të mos shkojë në Korënë e Veriut, pasi sipas Trump nuk po bëhej përparimi i mjaftueshëm sa i përket denuklearizimit.

“Unë i kam kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë periudhë, sepse mendoj se nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm sa i përket denuclearization të Gadishullit Korean”, shkruan Trump në twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht anulimit të kësaj vizite, Trump i ka dërguar një përshëndetje liderit koreano-verior.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërkohë, unë do të doja të dërgojë respektin tim më të ngrohtë për Kryetarin Kim. Unë mezi pres që ta shoh atë së shpejti!”, shkruan Presidenti Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?