Trump emëron shef kabineti, ultra konservatorin Mick Mulvaney

Ultra konservatori Mick Mulvaney u emërua të premten shef i kabinetit të presidentit amerikan Donald Trump, duke u bërë drejtuesi i përkohshëm i një posti të vështirë brenda një administrate ku marrëdhëniet midis kolegëve mund të jenë shumë të tendosura.

”Jam i lumtur t’ju njoftoj se Mick Mulvaney, drejtori i buxhetit në Shtëpinë e Bardhë do të emërohet drejtuesi i përkohshëm i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, për të zëvendësuar gjeneralin John Kelly i cili i shërbeu vendit tonë me devotshmëri”, shprehet Trump në Twitter.

”Mezi pres të punoj me të ndërsa ai përgatitet të marrë postin e ri, ku do të vijojmë së bashku t’i kthejmë Amerikës lavdinë e dikurshme’’, shtoi presidenti, duke rikujtuar se titullari i postit, John Kelly do të linte detyrën në fund të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?