FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Koha që amerikanët të bëhen bashkë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në fjalimin e tij pas fitores, ka thënë se tani është koha që amerikanët të bëhen bashkë përsëri dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të Amerikës.

“Sapo pranova një telefonate nga sekretarja Clinton, ajo na uroi neve për fitoren dhe unë e urova atë për kampanjën me shumë punë. Ne i jemi falënderues për shërbimin që i ka bërë ajo Amerikës si sekretare e shtetit”, ka thënë Trump.

“Unë them se është koha që të bëhemi bashkë si një komb i vetëm. Unë u premtoj se do të jem president i të gjithë amerikanëve dhe kjo është e rëndësishme për mua. Ju që keni vendosur që të mos përkrahni mua, unë ju afrohem juve dhe kërkoj ndihmë edhe nga ju që ta çojmë përpara këtë shtet”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo çfarë kemi bërë ne nuk ka qenë fushatë e zakonshme, por lëvizje e jashtëzakonshme, e amerikanëve që punojnë fort dhe e duan shumë shtetin e tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?