FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump mund të na surprizojë sërish!

Dëgjoni me vëmendje fjalimin e fitores së Donald Trump. Është një tjetër njeri. Një Trump që ka lënë mënjanë tonet e larta dhe kërkon mirëkuptim, ka moderuar të folurën dhe fton për bashkim. Unë kam përshtypjen që do të jetë një president shumë pragmatik, qoftë në politikën e jashmte por edhe në zgjedhjet ekonomike…

Nga Marcello Foa

Shumë njerëz anembanë botës janë të mërzitur dhe ndoshta të frikësuar për zgjedhjen e Trump. Ishte një befasi për shumëkend zgjedhja e tij, natyrisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo për mua. Shpesh kam shkruajtur se ai kishte shanse reale të zgjidhje, dhe u zgjodh. Por edhe një herë tjetër po shkoj kundër rrymës duke mos iu bashkuar korit të pesimistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tetë vjet më parë të gjithë gëzonin për zgjedhjen e Obamës, por tani e dimë se si shkoi. Sot të gjithë kanë frikë për një Amerikë të papërgjegjshme dhe ekstremiste.

Dëgjoni me vëmendje fjalimin e fitores së Donald Trump. Është një tjetër njeri. Një Trump që ka lënë mënjanë tonet e larta dhe kërkon mirëkuptim, ka moderuar të folurën dhe fton për bashkim. Unë kam përshtypjen që do të jetë një president shumë pragmatik, qoftë në politikën e jashmte por edhe në zgjedhjet ekonomike.

Politika agresive dhe e papërgjegjshme e Hillary Clinton si sekretare Shteti ka qenë shkatërrimtare dhe rrezikonte të çonte SHBa-të në një përplasje me Rusinë. Trump ka lajëmruar ndërkohë se do të ndryshojë kursin dhe do të ketë marrëdhënie të mira me Moskën.

Por edhe në fushën e ekonomisë ai mund të na surprizojë. Është e qartë se dinamikat e globalizimit duhet korrigjuar paksa pasi po çojnë në varfërimin e klasave të mesme në vendet perëndimore, duke gjeneruar dëshpërim dhe mosbesim.

Duhet ricaktuar një pakt social mes elitës dhe popullit, të jepet një provë e vërtetë reformimi ekonomik.

Trump ka shansin të tregojë se paragjykimet për të janë të padrejta ose jo shumë të matura, ashtu siç ishin me Ronald Reagan, që për shumë vjet u përshkrua si një aktor i dështuar dhe një kauboj i çmendur, por doli një president i shkëlqyer.

Trump mund të na surprizojë shumë, pozitivisht! /TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?