Trump rrëfen bisedën me mbretin e Arabisë: Ne po humbasim b*thën duke ju mbrojtur ju

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka filluar fushatën e tij të zgjedhje për vitin 2020, në një mënyrë mjaftë të çuditshme. Gjatë fushatës së tij, ai bëri një deklaratë sa qesharake, aq edhe skandaloze. Trump njihet për fjalorin e tij populist, dhe asnjëherë nuk dështon të dëshmojë këtë.
Në një mbledhje me votuesit e tij tregoi se si, SHBA-ja duhet t’i mbajë marrëdhëniet e mira me Arabinë Saudite, për shkak se ata kanë shumë para, dhe kanë blerë nga SHBA-ja vetëm për një vit, mallra me vlerë 450 miliardë dollarë.
Trump tha se ka një simpati për mbretin saudit, por tregoi se si i kishte kërkuar atij rritjen e tregtisë me SHBA-në. Ai në këtë ngjarje ka dhënë detaje mbi bisedën telefonike me mbretin. “Mbret, ne po e humbasin b***ën tonë për të ju mbrojtur juve, dhe ju keni shumë para” tregoi Trump. “Por pse po më thërret në këtë mënyrë, askush më parë nuk e ka bërë”,- i ishte përgjigjur mbreti Trumpit. “Sepse ata ishin budallenj”,- i ishte përgjigjur presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?