Turqi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve

Partia kryesore opozitare në Turqi i bëri thirrje Bordit Zgjedhor në këtë vend që t’i anulojë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar, ashtu siç i ka anuluar zgjedhjet e 31 marsit për kryetarin e Stambollit.

Kërkesa e Partisë Republikane Popullore u bë të mërkurën, dy ditë pasi autoritetet zgjedhore urdhëruan përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, të cilat paraprakisht i fitoi opozita.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erodgan nuk e pranoi humbjen, duke pretenduar se ka pasur “parregullsi dhe korrupsion” gjatë procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 6 maj, Bordi Zgjedhor i hodhi poshtë rezultatet dhe vendosi që zgjedhjet e reja për kryetarin e Stambollit të mbahen më 23 qershor, shkruan Rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, Partia Republikane Popullore kërkon që edhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit, 2018, të anulohen, duke thënë se zyrtarët e qendrave të votimit janë emëruar në mënyrë të njëjtë edhe në ato zgjedhje.

Kandidati i kësaj partie, Ekrem Imamoglu, i cili është konfirmuar kryetar i Stambollit muajin e kaluar, e kritikoi Bordin Zgjedhor dhe tha se ai është i ndikuar nga partia e Erdoganit.

Vendimi i Bordit u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e kritikoi drejtpërdrejt vendimin, por tha se “demokracia e shëndoshë” me zgjedhje transparente është në interes të Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?