Turqia përgatitet të marrë komandën e KFOR-it

Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, në një kohë kur tensionet me Serbinë janë rritur.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Sipas Anadolu, Turqia më 10 tetor 2023 do të marrë komandën përmes një ceremonie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në një deklaratë lidhur me këtë çështje, e cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Roli kritik i luajtur nga KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Turqia renditet e dyta mes 27 vendeve për sa i përket kontributit të personelit në këtë mision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?