U dënua me vdekje për blasfemi, e krishtera nga Pakistani fiton azil në Kanada

Asia Bibi, gruaja e krishterë pakistaneze, e cila tetorin e kaluar i shpëtoi dënimit kapital për blasfemi, ka fituar azil në Kanada.

Rasti i nënës së pesë fëmijëve që u dënua përjetë me akuzën se kishte fyer profetin Muhamed, bëri bujë vitin e kaluar.

Pas presionit ndërkombëtar, Gjykata e Lartë e Pakistanit i siguroi asaj lirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi u prit me protesta të dhunshme nga banorët vendës, të cilët për tri ditë kërkuan vrasjen e saj dhe të gjyqtarëve që i dolën përkrah.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendndodhja e saj pas lirimit nuk u bë e ditur për arsye sigurie.

Ngjarja për të cilën Bibi u fajësua në vitin 2010 e kishte zanafillën në një grindje mbi baza fetare, kur bashkëfshataret e saj myslimane i kishin shprehur se nuk mund të pinte nga ena e tyre e ujit sepse ishte myslimane e krishterë.

Sipas kodit penal, akuzave se pas incidentit e pandehura kishte shpifur ndaj profetit Muhamed i kushtuan dënimin përjetë.

Vuajtet e saj, Asia Bibi i tregoi në librin e vitit 2012 me titull “Më nxirrni prej këtej”, ku ajo ftonte familjen të mos humbte kurajën dhe të kishte besim të Jezu Krishti.

Dënimi i Asia Bibit u kritikua gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut dhe bota e krishterë, ndërsa në muajin shkurt kreu i Vatikanit, Papa Françesku, e kishte cilësuar atë martire.

Në Pakistan, besimtarët e krishterë përbëjnë një minoritet prej vetëm 1,5 për qind të popullsisë 200 milionë banorëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?