U dënua në 1967 për përdhunim, shpallet i pafajshëm në moshën 72-vjeçare

Leonard Mack, i dënuar për përdhunim në vitin 1976, është shpallur i pafajshëm pas 47 vitesh falë provave të reja të ADN -së. Testet kanë treguar se veterani i Vietnamit nuk është fajtor për sulmin seksual të bërë ndaj një vajze adoleshente në vitin 1975.

Sulmuesi i vërtetë u identifikua dhe pranoi se ishte fajtor. Historia e burrit, tani 72-vjeç, mban rekordin për dënimin më të gjatë të gabuar në historinë amerikane. “Tani e vërteta ka dalë në dritë dhe më në fund mund të marr frymë”, këto janë fjalët e Leonard Mack, i sapo liruar nga burgu.

Hetimet zbuluan një profil që gjeti një përputhje pozitive në bazën e të dhënave lokale. Autori i vërtetë u identifikua dhe pranoi se kishte përdhunuar vajzën në vitin 1975.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?