U helmuan nga alkooli që e përdornin kundër koronavirusit, vdesin 44 persona në Iran
4 persona kanë vdekur në Iran nga alkooli që përdornin për t’u mbrojtur kundër koronavirusit. Në Khuzestan, Alborz dhe Kermanshah personat kanë përdorur alkool për t’u mbrojtur nga koronavirusi por u helmuan dhe për pasojë edhe ndërruan jetë.
Madje në Khuzestan tashmë numri i të vdekurve nga alkooli është më i lartë (36) se numri i të vdekurve nga vetë koronavirusi (18). Irani si një shtet islamik e ka të ndaluar alkoolin me përjashtim të disa minoriteteve që nuk i përkasin fesë muslimane.
Në rastin në fjalë personat që kanë ndërruar jetë u helmuan nga “Bootleg Liquor”.
KOHA JONË SONDAZH

