UBS: Të pasurit nuk investojnë pavarësisht rritjes në tregjet e kapitalit

Investitorët e pasur në të gjithë botën po preferojnë mbajtjen e  parasë cash’ dhe janë alarmuar së fundmi, sipas një studimi të bankës zvicerane UBS.  Manaxhuesi më i madh në botë i pasurisë bëri të ditur se 32% e portofolit të personave të pasur përbëhet nga paraja cash’.

Në Azi dhe Amerikën Latine, norma rritej në 36%, krahasuar me 31%  në Zvicër dhe 35% në të gjithë Europën. Rast i veçantë ka qenë për Shtetet e Bashkuara, ku norma qëndronte në vetëm 23%.

Sipas UBS paraja cash përbën një aktiv të sigurt për një strategji të likuiditetit, por është me rrezik për t’u mbajtur në afat-gjatë.  “Shohim sasi të madhe të parasë cash’ në të gjithë botën.  Është koha e duhur që investitorët të konsiderojnë diversifikimin e portofolit”, deklaroi Banka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto zotërime përkojnë me një rritje të tregjeve botëror të kapitalit, duke treguar se investitorët kanë mbajtur para veç pavarësisht se aksionet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit. Në muajin Shkurt, banka amerikane e investimeve Goldman Sachs, bëri të ditur se të gjithë fondet aziatik janë pozicionuar në mënyrë të gabuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas sondazhit të UBS, 42% e të anketuarve planifikonin të shtonin investimet, krahasuar me 17% që prisnin zmbrapsjen. Shqetësimi kryesor në Amerikën Latine ishte inflacioni, ndërsa në Azi, mbizotëronte lufta tregtare me Shtete e Bashkuara.  Sondazhi u zhvillua në muajin Mars në 17 vende. Tek të anketuarit përfshiheshin më shumë se 3,600 investitorë me të paktën 1 milionë dollarë aktive për investim si dhe pronarë biznesesh me të paktën 250 mijë dollarë të ardhura vjetore. /scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?