Ukraina thirrje qytetarëve: Jo postime foto e video me të dhëna ushtarake

Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për qytetarët që të mos ndihmojnë në mënyrë indirekte Rusinë për të mbledhur informacione në kohë reale mbi ushtrinë dhe trupat çlirimtare.

Bëhet fjalë për shpërndarjen në rrjetet sociale të fotove apo videove të cilat mund të ofrojnë të dhëna mbi pozicionet e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Qeveria pretendon se Rusia po përdor informacionin për inteligjencën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kini kujdes dhe mos e ndihmoni armikun të mbledhë të dhëna që sjellin vdekje për njerëzit tanë”, paralajmëroi qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?