Ukraina zgjedh sot presidentin e ri, favorit është komediani Zelenski

Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pas rezultatit të raundit të parë, që nxori nga gara kandidatët e vegjël, qytetarët do të zgjedhin këtë të diel mes presidentit aktual, Petro Poroshenko dhe komedianit 41-vjeçar Volodimir Zelenski.

Edhe pse fillestar në politikë, Zelenski shihet si favorit në sondazhe dhe mori thuajse dyfishin e votave në raundin e parë.

Fituesi do të marrë kreun e shtetit për një mandat 5 vjeçar. Këto zgjedhjet priten me mjaft interes edhe për të ardhmen europiane të vendit, 5 vjet pas aneksimit të Krimesë, që kanë prodhuar një krizë të thellë ekonomike në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?