Uragani “Hilary” pranë Kalifornisë, rrezik për përmbytje

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se Hilary do të godasë Kaliforninë Jugore të dielën si një stuhi e rrallë tropikale, duke shkaktuar përmbytje, erëra dhe rrebeshe të forta.

Banorët kanë nisur të evakuohen, parqet dhe plazhet të mbyllen dhe forcat e emergjencës të vendosën në gatishmëri për shpëtimet e para të njerëzve.

“Hilary” tani është një stuhi e Kategorisë 1, me erëra që shpejtësinë maksimale e kanë 144 km/orë, teksa po lëviz drejt San Diegos me 28 km/orë. Stuhia parashikohet të zbrazë 7.62 deri në 15 cm shi, ndërsa rrezikohet edhe ndërprerja e energjisë për shumë njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?