Vdes gazetari italian, u qëllua në sulmin terrorist të Strasburgut

Humb jetën gazetari italian Antonio Megalizzi, i cili ngeli i plagosur në kokë nga sulmuesi Cherif Chekatt në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg.

Informacionet bëjnë me dije se gazetari ndodhej në Strasburg për të ndjekur seancat plenare të Parlamentit Evropian për Eurofonik.

Vdekjen e Megalizzit e ka komentuar edhe kryeministri Giuseppe Conte i cili në një konferencë për shtyp pas Këshillit të BE, është shprehur se ky është një lajm i hidhur për të gjithë, i bashkohemi familjes në këtë dhimbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes forcat speciale në Francë kanë ekzekutuar edhe sulmuesin e kësaj ngjarje Cherif Chekatt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?