Vëllai vret aksidentalisht motrën 6-vjeçare me armën e prindërve

Një vajzë 6-vjeçare nga Missouri është qëlluar dhe vrarë aksidentalisht nga vëllai i saj më i madh në shtëpi.

Autoritetet kanë njoftuar se prindërit nuk ndodheshin në shtëpi. Ata kishin dalë për të festuar Krishtlindjet.

Vajza e identifikuar si Maliyah Palmer u qëllua në pjesën e pasme të kokës pasi vëllai 12-vjeçar gjeti pistoletën në një sirtar në dhomën e prindërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliyah ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, të dy ishin lënë nën mbikëqyrjen e motrës më të madhe 16-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastet kur fëmijët qëllojnë me armë, të cilën e gjejnë në vend të pasigurtë prindërit mund të dënohen me 7 vite burg dhe të gjobiten me 5 mijë dollarë. Ende nuk është vendosur se çfarë dënimi do marrin prindërit e Maliyah. Deri tani nuk ka patur arrestime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?