VIDEO/ Mori 4400 euro bakshish, por për fat të keq kamarierja pushohet nga puna

Ka bakshishe, por Ryan Brand mori një shumë të majme. Një kamariere në Amerikë u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient.

Ryan Brandt kishte qenë duke kujdesur një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimin e saj që mesa duket u ka pëlqyer shumë klientëve.

Restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan, kjo sepse menaxheri i kishte kërkuar që paratë t’i kalonin lokalit dhe ajo të merrte vetëm 20% të shumës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tregon se asnjëherë më parë lokali nuk i ka marrë bakshishet, prandaj nuk kishte pse duhet ta bënte kësaj here. Sigurisht Ryan nuk ka pranuar dhe prandaj është pushuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?