VIDEO/ P*rdhunoi dhe vr*u vajzën 5-vjeçare, nëna godet pedofilin në gjyq

48-vjeçari Saidolim Gayibnazarov u goditur me grusht në sallën e gjyqit nga nëna e fëmijës të cilën ai e përdhunoi dhe më pas e vrau, në Kazakistan. Pedofili u dënua me kastrim kimik dhe me burgim përjetë. Ai joshi vajzën 5-vjeçare të fqinjit me lekë për të blerë akullore dhe e futi në shtëpinë e tij. Krimineli e p*rdhunoi, e mbyti me qese plastike dhe më pas e mas*kroi me thikë vajzën e vogël.

Gayibnazarov e fshehu trupin e vogëlushes në bodrum dhe më pas me qetësinë më të madhe iu bashkua prindërve të saj në operacionet e kërkimit, duke u thënë autoriteteve madje se e kishte parë vajzën duke iu drejtuar një kanali të zonës.

Seanca gjyqësore ndaj kriminelit u mbajt dy muaj pas ngjarjes. Kur pedofili po largohej nga salla, nëna e viktimës, duke ulëritur iu vërsul dhe e goditi me grusht. Kazakistani ka disa vite që dënon me kastrim të gjithë pedofilët. Madje, ata nxirren në televizion duke treguar eksperiencën e dhimbshme pas kastrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?