FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Tornado në Itali, dy të vdekur, disa të lënduar

Rrugë të përmbytura, çati të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara. Kështu u gdhinë sot qytetarët në kryeqytetin italian, Romë, i cili u godit nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur.

Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën ‘Ancona’. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.

Ndërkohë në Cesano është regjistruar një tjetër viktimë si pasojë e motit të keq. 64-vjeçari Fernando F., nënoficer i ushtrisë në pension, humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 200 telefonata që kërkonin ndihmë mbërritën në centralet e Mbrojtjes Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tornado në Itali, dy të vdekur, disa të lënduar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?