Votoi për partinë e gabuar, 25-vjeçari këput gishtin

Një i ri ka këputur gishtin e tij tregues nga dëshpërimi pasi kishte votuar për partinë e gabuar në zgjedhjet e përgjithshme në Indi. Pawan Kumar u bë konfuz nga simbolet në makinën e votimit elektronik dhe votoi për partinë e Kryeministrit Narendra Modi, në vend që të votonte për partinë kundërshtare, në shtetin e Uttar Pradesh këtë të enjte.

I shqetësuar, 25-vjeçari shkoi në shtëpi dhe këputi gishtin e shënuar me bojë me një thikë mishi. Edhe pse në Indi votojnë në mënyrë elektronike, gishti tregues i çdo votuesi lyhet me bojë për tu siguruar që të mos votojnë sërish.

“Ai ishte shumë i lumtur që do të votonte për herë të parë”, tha për “AFP” vëllai i Kumar, Kailash Chandra. “Por me ta kuptuar gabimin ishte aq i shqetësuar saqë këputi gishtin tregues të cilin e kishte me bojë. Sa herë e shikonte gishtin me bojë, ndihej nervoz.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Chandra tha se familjarët e kishin dërguar të riun me shpejtësi në spital, ndërsa në videot e postuara online shfaqet Kumar me dorën e lidhur. “Doja të votoja për elefantin por vota shkoi për lulen”, thotë Kumar në video, duke shtuar se nuk kishte qenë nën presion për të votuar një parti të caktuar. E enjtja ishte dita e dytë e zgjedhjeve maratonë në Indi, të cilat nisën më 11 Prill dhe përfundojnë me 19 Maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?