Votojnë Trump dhe Clinton, të dy shprehen optimistë për fitoren. Vijon proçesi i votimit
Kandidati republikan për presidencën amerikane Donald Trampi shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melani, ka votuar në Nju Jork, duke u shprehur optimist për fitoren, bazuar sipas tij në të dhënat e fundit ku thuhet se po ecën mirë në Karolinën e Veriut, Florida dhe Nju Hempshajër.
Rezulatet i ka konfirmuar vetë Tramp, ndërkohë që dy shtetet e para tradicionalisht konsiderohen si shtete të lëkundura, ku votat nuk janë të sigurta për asnjërin prej kandidatëve.
Kandidati që merr mbështetjen e tyre bëhet president i vendit. Tramp tha se sondazhe të ndryshme gabojnë qëllimisht ndërsa votimi vazhdon ende.
Më parë gjatë ditës ka votuar dhe Hilari Klinton e cila u shpreh: “Do të bëj më të mirën e mundshme nëse do të kem fatin të fitoj.
Njerëzit e pranishëm ketu dëshmojnë se sa e rëndësishme është kjo votë për të ardhmen e vendit.”
Në këtë mënyrë Hillary Clinton, me bashkëshortin e saj Bill, përshëndeti pasi votoi mbështetësit e saj në qendrën e votimit në Kapakua, në veri të Nju Jorkut ku dhe banon.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përshëndetur me brohorima momentin e votimit te kandidates demokrate.
Klinton në dukje ishte e qetë, por e lodhur pas fushatës elektorale të gjatë dhe shumë të ashpër. Ndërkohë proçesi i votimit vazhdon në të gjithë territorin amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

