Vrasja e presidentit, mesazhi i Zonjës së Parë: Të ngrihemi dhe të vazhdojmë luftën

Zonja e Parë e Haitit, Martine Moïse, e cila u plagos rëndë gjatë vrasjes së burrit të saj, Presidentit Haitian Jovenel Moïse, ka dhënë mesazhin e parë pas ngjarjes tragjike. Në Twitter ajo thotë: Unë jam gjallë me hirin e Zotit, por kam humbur burrin tim Jovenel.

Moïse arriti në Floridan Jugore për trajtim mjekësor të mërkurën pasdite, disa orë pasi sulmit në mëngjes jashtë shtëpisë së Port Au-Prince që ajo ndante me burrin e saj.

Thirrja e saj është që të vazhdohet lufta që presidenti kishte për të ndryshuar vendin. “Pas 25 vitesh martesë ata e morën burrin tim nga unë. E dija që hyrja në politikë nuk do të ishte e lehtë. Ne duhet të vazhdojmë luftën. Jovenel ishte për njerëzit. Ata e vranë sepse ai donte të ndryshonte vendin. Ne duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë luftën… ai po luftonte për ne, dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për të”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?