Vrau ish-partneren dhe vjehrrën, dënohet me burg i riu
Një 21 vjeçar, i cili vrau gruan e tij dhe nënën e saj Në Angli, pasi zbuluan se kishte një familje sekrete është dënuar me 32 vite burg.
Janbaz Tarin pranoi para gjykatës se kishte vrarë gruan e tij, Raneem Oudeh 22 vjeç dhe nënën e saj, Khaola Saleem, 49 vjeç, jashtë shtëpisë së tyre më 27 gusht.
Gjatë momentit të dënimit, juria tha se krimi i tij e kishte shkatërruar familjen e viktimës.
Para vrasjes, ai ishte treguar edhe abuziv me partneren, dhe ajo kishte kontaktuar shpeherë policinë për sjelljen e tij të dhunshme. Tarin e përndiqte dhe flinte shpeshherë në shtëpinë e nënës së saj. Në momentin e vrasjes, ajo po kërkonte të kontaktonte policinë.

KOHA JONË SONDAZH

