Vrau prindërit, vëllezërit dhe motrën 5-vjeçare, burgim të përjetshëm për 19-vjeçarin

Një 19 vjeçar nga Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka mbytur para tri vjetësh, duke therrur me thikë, prindërit e tij, dy vëllezër dhe motrën është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Fox.

Michael Bever ishte 16 vjeçar kur bashkë me vëllanë e tij më të madh Robert Bever, vranë nënën e tyre, babanë, dy vëllezërit më të vegjël dhe motrën pesëvjeçare.

Ndërsa dy motrat tjera të tyre i kishin shpëtuar sulmit. Robert Bever, që ishte18 vjeçar kur i kishin kryer vrasjet, ishte shpallur i fajshëm dhe dënuar me burgim të përjetshëm gjithashtu, pa mundësi të ankesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Michael nuk ishte dënuar deri tani pasi mbrojtja kishte argumentuar se ai ishte i mitur dhe se ishte shtyrë nga vëllai i tij i madh për të kryer vrasjet, ndërsa edhe vet Robert kishte pranuar që të merrte fajin për të gjitha vrasjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, gjykata në fund vendosi që Michael vullnetshëm ka marrë pjesë në vrasje dhe meriton dënimin maksimal, njëjtë si i vëllai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?