Vr*sja e 36-vjeçarit në portin e Pireut, Mitsotakis: Neveri dhe tmerr! Drejtësia do veprojë, shoqëria të reflektojë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur neveri për ngjarjen tragjike në portin e Pireut ku Andonis Kariotis, 36-vjeç u shty nga ekuipazhi dhe mbyt në det pasi nuk u lejua të hipte në tragetin “Blue Horizon”.

Duke e vlerësuar ngjarje të turpshme që nuk përfaqëson Greqinë, kreu i qeverisë greke shkruan se drejtësia do të bëjë punën e saj, por humbja e jetës së një bashkëqytetari është sinjal rreziku sipas tij i përbuzjes dhe indiferencës e cila kthehet në dhunë.

I ndjeri ishte një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, dhe kohët e fundit kishte humbur edhe nënën, mbështetjen e tij. Viktima ishte i njohur tek të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi në Kretë si një njeri tepër i dashur dhe punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka vënë shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si edhe njoftimin për pasagjerët, se “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?