Zbulohet në Kajro një varr i Dinastisë së V

Autoritetet egjiptiane zbuluan të shtunën në Saqqara, pranë Kajros varrin e një zyrtari të lartë që daton nga dinastia e V e stolisur me relievë me ngjyra dhe mbishkrime të ruajtura mirë.

Sipas autoriteteve varri me mbishkrimin “Khuwy”, i cili mendohet të ketë mbajtur postin e një zyrtari të lartë gjatë dinastisë së V-të (midis periudhës 2500 dhe 2 300 para erës sonë), u zbulua në mars në nekropolin e madh të Saqqara, në jug të kryeqytetit egjiptian.

‘’Varri në formën e shkronjës l i Khuwy-t fillon me një korridor të vogël që zbret në një dhomë gjumi dhe më pas drejt një dhome më të gjerë me relievë të pikturuar që përshkruajnë pronarin e varrit të ulur në një tryezë lutjesh”, deklaron Mohamed Megahed, drejtuesi i ekipit të gërmimit, cituar në një deklaratë nga Ministria e Antikave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikturat që dekorojnë varrin përbëhen veçanërisht nga tulla të bardha gëlqerore që përmbajnë një rrëshirë specifike të gjelbër dhe vajra që përdoren në varrime.

Swiss Digital Mobile Reklama

I njëjti ekip arkeologësh ka zbuluar disa varre që datojnë nga Dinastia e V  dhe kohët e fundit zbuloi një mbishkrim në një kolonë graniti kushtuar mbretëreshës Setibhor, e cila ishte bashkëshortja e mbretit Djedkare Isesis, sundimtari i tetë dhe i parafundit i kësaj dinastie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?