Zbulohet substanca natyrore që bllokon Covid kur ngarkesa virale nuk është e lartë

Studiues nga Universiteti Federico II i Napolit dhe Universiteti i Perugia-s kanë zbuluar substancën natyrore që bllokon Covid kur ngarkesa virale nuk ëshhtë e lartë

Substanca e identifikuar është e pranishme në trupin e njëriut, molekula endogjene të afta për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore.

Molekulat janë natyrale steroide dhe disa prej tyre janë acide biliare, substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë nga metabolizmi i kolesterolit dhe janë në gjendje të ndalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një substancë e pranishme në trupin tonë që bllokon hyrjen e virusit në qeliza, substance që gjendet edhe te vaji i ullirit – shpjegon Angela Zampella, drejtore e Departamentit të Farmacisë së Universitetit të Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi është hapi i parë në përgatitjen e një protokolli terapeutik, të cilin studiuesit e kanë paraqitur për tu aprovuar.

Studimi gjithashtu është botuar në ‘BioRxiv’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?