Zelensky: Do të nisim kundërofensivën kundër Rusisë edhe pa avionët e Perëndimit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se ende nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Në shumë raste ai ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

“Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë”, tha ai.

Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë “të gatshëm të na ndihmojnë”. Zoti Zelenskiy nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Zelensky ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?