Zgjjohet në shtëpinë e gabuar, gjesti i pronarëve i habit të gjithë

Një djalë 30-vjeç, i cili ishte dehur pas një feste, u zgjua mëngjesin e ardhshëm në një shtëpi të gabuar. Pronarët e banesës e gjetën atë në gjumë. Reagimi i tyre habiti të gjithë.

Historia ndodhi në Skoci. Siç njofton Metro.co.uk, djaloshi i dehur kishte humbur taksinë pas daljes nga festa. Ai ndihej i lodhur, vendosi të kthehej në gjumë në shtëpinë ku u bë festa. Kur u kthye, ngatërroi derën dhe u fut në apartamentin e gabuar.

Të nesërmen, çifti i pronarëve u befasua kur e gjeti atë në dhomën e ndenjes. Djali tha:- “Unë jam këtu nga festa e djeshme”. Dhe dy bashkëshortët dyshues iu përgjigjen: -“Ne ju sigurojmë se nuk ka festë”. Pas kësaj, çifti në vend që të trembej ia plasi të qeshurit dhe i ofroi 30-vjeçarit një cigare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?