Zjarr masiv në ishullin e Sardenjës, evakuohen 1500 banorë
Flakët po përhapen në ishullin e Sardenjas. Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.
Pothuajse 1500 persona janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët. Bilanci i zjarrit gjigant që shpërtheu në Montiferru, në zonën e Oristano, është shumë i rëndë.
Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë. Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.
KOHA JONË SONDAZH

