Zjarret masive në Rodos, evakuohen mbi 19 mijë persona

Ishulli i Rodosit në Greqi po përballet prej ditësh me zjarret më të mëdha të rënda ndonjëherë në vend. Sipas mediave greke, nga ishulli ka pasur rreth 19 mijë persona të evakuar. Mësohet se 16.000 janë transportuar me mjete tokësore dhe 3.000 me varka.

Në qendrat shëndetësore raportohet për 2 persona të shtruar dhe 9 të tjerë me probleme të frymëmarrjes.

Operacioni i evakuimeve u krye në kushte të pafavorshme, pasi frontet e zjarrit ishin në zhvillim e sipër, me erëra të forta që favorizonin flakët dhe ndërsa në shumë vende flakët i kalonin 5 metra lartësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është operacioni më i madh i këtij lloji për evakuimin e banorëve dhe turistëve që ka ndodhur ndonjëherë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më konkretisht, nga të dhënat e Drejtorisë së Policisë Dodekanez rezulton se janë evakuuar këto vendbanime: Kiotari, Gennadi, Pylonas, Laerma, Lardos, Lindos, Kalathos Malona, ​​Asklipieio, Pefkos, Massari, Haraki si dhe nga hotelet e këtyre zonave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?