Zjarret masive vijojnë në Turqi, turistët evakuohen me mjete lundruese
Toka është përfshirë nga zjarri për të pestën ditë me radhë, deti ka qenë hapësira e vetme e sigurt për turistët në Turqi, të cilët janë shpëtuar nga mjetet lundruese. Deri të dielën janë konfirmuar 8 persona të vdekur si pasojë e zjarreve të mëdha.
Anijet e rojës bregdetare u afruan në breg të detit në Mugla duke evakuuar me dhjetëra banorë e turistë të rrezikuar nga zjarret.
Në Bodrum, në ndihmë të zjarrfikësve dhe helikopterëve kanë ardhur edhe makinat e ujit, që zakonisht përdoren për të shpërndarë qytetarët gjatë protestave të dhunshme. Veç sipërfaqes së madhe të pyjeve të përfshirë nga flakët, zjarri ka dëmtuar edhe shumë shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

