Zjarret në Hawaii/ Regjistrohen 89 viktima

89 persona janë konfirmuar si viktima nga zjarret në ishullin Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA në një shekull.

Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ndërsa puna mjeko-ligjore vazhdon për identifikimin e viktimave.

Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë kanë mbushur strehëzat në të gjithë Mauin pasi u larguan nga flakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë përqendruar përpjekjet në krehjen e asaj që ka mbetur nga zona bregdetare e ishullit, duke përdorur qen nuhatës të trajnuar për të zbuluar viktimat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?