Çaste shprese nën rrënoja. Fëmija shpëtohet pas 55 orësh, nëna e ushqeu veç me gji

Ka shkuar në mbi 11 mijë numri i jetëve të humbura nga tërmetet shkatërruese që prekën 10 rajone të Turqisë, dhe disa në Siri mëngjesin e së hënës. Në këtë gjendje të rëndë, ka dhe lajme shprese.

Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e godinës së shembur nga tërmeti pas 55 orësh. Ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan zëra në një pallat të shembur në Kahramanmaraş dhe vepruan menjëherë për të arritur te personat që ishin ende gjallë.

Ata hapën një tunel dhe arritën të nxjerrin nga aty Masalin e vogël, i cili ishte pranë nënës së tij Yeliz Kıraççakalı, 23-vjeçe, e cila ende nuk është bërë e mundur të nxirret nga rrënojat. Mediat në Turqi raportojnë se 23-vjeçarja ka thënë se e kam mbajtur në jetë fëmijën duke e ushqyer atë me gji gjatë orëve të tmerrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?